Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Driton Kuka dhe xhudistët flasin rreth përgatitjeve për Lojërat Olimpike

NULL NULL
23.06.2021 12:06

Selektori i Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka dhe xhudistët kanë folur rreth përgatitjeve që janë duke i bërë për Lojërat Olimpike, që do të organizohen në kryeqytetin e Japonisë.

Driton Kuka tha se për momentin janë në një kamp stërvitor ku janë duke u përgatitur intesivisht.

“Gjendemi në një kamp stërvitor me reprezentacionet e Gjermanisë, Sllovenisë dhe disa ekipeve tjera. Ëëtu ku jemi është qendra nacionale olimpike, jemi duke bërë stërvitje intensive, prej këtu do të kthehemi në Kosovë, pastaj do t’i vazhdojmë në Kroaci edhe pastaj do të nisemi drejt Tokios”.

Majlinda Kelmendi tha se është e emocionuar për garat olimpike, njofton Klankosova.tv.

“Përgjithësisht gjithçka ka shkuar mirë, jemi përgatitur sipas planit, gjithçka është në rregull. Tash filloj me pasë emocione, po mendoj që është shumë normale, nuk është garë e thjeshtë, janë gara olimpike”.

Nora Gjakova tha se “Deri tash është gjithçka në rregull, jemi në një kamp në Holandë, pastaj kemi përgatitje tjera edhe në Kroaci dhe do të nisemi për në Tokio”.

Njëjtë shprehen edhe Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka.

 

lajme të ngjashme