Drita një hap larg historisë evropiane, e mposht Differdanage NULL NULL 21.08.2025 21:55 21.08.2025 21:55 Drita e ka fituar ndeshjen e parë të play-offit në Conference League ndaj Differdanage me rezultat 2-1. Pas gjysmë ore lojë në “Fadil Vokrri”, Dabiqaj e shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Tushës duke ia dhuruar epërsinë e parë “Intelektualëve”. Me golin e tij, Drita shkoi në pushimin e pjesës së parë me epërsi minimale, ndërsa pas më shumë se një ore lojë, rezultati u barazua nga Buch, njofton Klankosova.tv. Por, Drita s’u dorëzua deri në fund, ku në minutën e 80-të, gjyqtari akordoi penallti, të cilën e konkretizoi me goditje të fortë Krasniqi. Differdanage mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 91-të pasi Mfoumou u ndëshkua direkt me karton të kuq. Ndeshja e kthimit do të luhet në Luksemburg më 28 gusht të këtij viti nga ora 20:00 dhe në rast se arrin së paku një barazim, atëherë do të kalojë direkt në grupet kualifikuese të Conference League.