Drita “ndriçon” kah fundi i pjesës së parë, rezultati baraz me Suharekën NULL NULL 03.11.2024 13:50 03.11.2024 13:50 Mevlan Zeka Që nga gati gjysma e pjesës së parë deri në jo në shumë minuta para përfundimit të saj, Suhareka qëndroi e buzëqeshur gjatë ballafaqimit me Dritën. Mevlan Zeka i Suharekës futi topin në rrjetë, në minutën e 18-të, duke i mundësuar kështu skuadrës që të qëndrojë në epërsi. Kjo epërsi nuk arriti të vazhdojë më shumë se deri në minutën e 44-të, atëherë kur Drita “ndriçoi” në minutën e 44-të, ku Salifu Ibrahim e barazoi rezultatin, raporton Klankosova.tv. Ndeshja e cila nisi në ora 13:00, po zhvillohet në kuadër të Superligës së Kosovës në Futboll. Me kohën e njëjtë të lartcekur, nisi edhe përballja mes Prishtinës e Ferizajt, në të cilën pjesa e parë përfundoi pa asnjë gol.