Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë NULL NULL 03.04.2026 21:22 03.04.2026 21:22 Këtë javë luhet xhiroja e 27-të e Superligës së Kosovës në futboll, të cilën mund ta ndiqni në kanalet e Artmotion. Të shtunën dhe të dielën nga ora 15:00 jepen pesë ndeshje në këtë platformë dhe spikat derbi Drita-Malisheva. Përballja midis liderit dhe vendit të katërt luhet të dielën nga ora 15:00, dhe transmetohet në Sport 1. Vendi i dytë, Ballkani, ndeshjen e ka një ditë më herët, po në atë orar dhe që transmetohet po në atë kanal.