Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drita e përfundon stinorin pa fitore, mundet nga Bashkimi

NULL NULL
15.12.2021 18:43

Bashkimi e ka mundur Dritën, në takimin që u zhvillua në Prizren, për shkak të problemeve të gjilanasve me palestrën.

Prizrenasit shënuan fitore me shifrat 83:112 (16:24, 29:27, 20:36, 18:25), në kuadër të xhiros së 14-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshjen më mirë e nisën prizrenasit, duke pasur epërsi deri në 13 pikë, 8:21, dhe ishin më të mirë në çerekun e parë, duke e fituar këtë pjesë 16:24.

Periudha e dytë ishte shumë më e baraspeshuar, me gjilanasit që u rikthyen shpejt dhe arritën të ngushtojnë shifrat në 45:46, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultat 45:51.

Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periudhën e tretë.

Prizrenasit ishin shumë më të mirë në këtë pjesë, duke u shkëputur në 20 pikë, 51:71, ndërsa rezultati në semafor, pas 30 minutash, ishte 65:87.

Në dhjetë minutat e fundit, basketbollistët e Bashkimit menaxhuan lojën dhe epërsinë, duke triumfuar me shifrat 83:112.

Te Drita u dalluan Qëndrim Demi, me 29 pikë e 10 kërcime, dhe Isaiah Johnson, me 19 pikë e 10 kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Andi Shehu, me 22 pikë e 10 kërcime, Julien Lewis, me 20 pikë, pesë kërcime dhe tetë asistime, si dhe Bunjaku, me 24 pikë, pesë kërcime dhe tetë asistime.

Drita e përfundon stinorin vjeshtor me 14 humbje në 14 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë, kurse Bashkimi ka tetë fitore dhe gjashtë humbje, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme