Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drita e historisë, bëhet skuadra e parë kosovare që grumbullon 5 pikë në Evropë

NULL NULL
06.11.2025 23:07

Drita ka shënuar fitore sonte ndaj Shelbourne-it me rezultat minimal 0:1.

Golin e vetëm për “intelektualët” e realizoi Almir Ajzeraj.

Deri më tani kampionia në fuqi e Kosovës, i ka grumbulluar pesë pikë nga paraqitjet.

Ky sukses konsiderohet historik, pasi që Drita bëhet skuadra e parë kosovare që i merr këto pikë, njofton Klankosova.tv.

Në dy pjesëmarrjet në Europa Conference League, Ballkani, ka arritur t’i marrë katër pikë.

Derisa, e pafat ishte Shkëndija e Tetovës, e cila lëshoi fitoren krejt në fund të ndeshjes përballë Jagellonias.

Kampionia e Maqedonisë së Veriut, kaloi e para në epërsi me Liridon Latifin, derisa në fund Llozano i barazoi shifrat në 1:1 në minutin 90+10.

Në xhiron e radhës, të kësaj gare do të përballen Drita dhe Shkëndija.

Kjo ndeshje do të luhet në “Fadil Vokrri” më 27 nëntor./ Klankosova.tv.

lajme të ngjashme