Driloni, Sarës: Kur jam shumë i ngarkuar, nuk mund ta kontrolloj veten NULL NULL 15.01.2025 17:55 15.01.2025 17:55 Ka vijuar biseda mes Drilonit dhe Sarës, të cilët po sqaroheshin me njëri-tjetrin. Driloni i tha Sarës se këto ditë është rënduar emocionalisht, dhe si pasojë e kësaj ai është larguar nga ajo për të mos e lënduar. Sipas tij, kur kjo i ndodh atij nuk është shumë i sjellshëm, ndaj edhe distancohet, transmeton klankosova.tv. “Kur jam kështu nuk jam shumë i sjellshëm, jo agresiv por nuk kam shumë vullnet me fol. S’du me dal palidhje, kur jam qashtu dua të rri me veten. Kur e di që ti sillesh mirë me mua nuk dua me ta kthy ftoht dhe largohem, se kur më kap qikjo panika që e kam qe 4 ditë dhe gjuaj fjalë, e s’dua me të lëndu ti me u sillë mirë unë me ta kthy ftohtë. Më doket si dobësi, si njeri i ligë se them pse nuk e kam veten në kontrollë”, u shpreh Driloni.