Drilon Hajrizi i Trepçës ia bën ëndrrën realitet vajzës së shtrirë në spital NULL NULL 30.09.2022 10:41 30.09.2022 10:41 Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi, ka plotësuar ëndrrën e një vajze të vogël e cila ishte e shtrirë në spital. Suhera, e cila është tifoze e madhe e Trepçës, veçanërisht Drilon Hajrizit, u vizitua nga basketbollisti i cili ia dërgoi edhe një dhuratë. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Arlind Sadiku, i cili ka rrëfyer ngjarjen përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka postuar një fotografi të vajzës me Hajrizin, njofton Klankosova.tv. Sadiku tha se pasi kuptoi që vajza ishte tifoze e Trepçës dhe Hajrizit, e mori këtë të fundit në telefon dhe i kërkoi një video për pacienten e vogël. Siç tha tutje gazetari Sadiku, Hajrizi nuk pranoi të bënte video pasi donte të shkonte në spital për ta takuar nga afër. Në postimin më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë shumë emocionues.