Dreyfuss: Më bëjnë për të vjellë kërkesat e Oskarit për diversitet NULL NULL 09.05.2023 15:16 09.05.2023 15:16 Aktori Richard Dreyfuss i ka kritikuar standardet e reja të Oskarit për përfshirje dhe diversitet. Madje ai dhënë një koment të guximshëm, ku ka thënë se një gjë e tillë e bën për të vjellë. “Më bëjnë për të vjellë, sepse kjo është një formë arti. Është gjithashtu treg, dhe sjell para, por megjithatë është art”, ka thënë Dreyfusi. “A po rrezikojmë që t’ua lëndojmë ndjenjat njerëzve? Nuk mund ta detyrojmë me ligj këtë. Ju duhet ta lini jetën që të jetë jetë. Më vjen keq, mirëpo nuk mendoj që ka një minoritet apo shumicë në vend që mund ta ushqeni që ta pëlqejë atë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.