Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drenicaku 19-vjeçar zgjidhet asamblist në Bad Homburg të Gjermanisë

NULL NULL
22.05.2026 12:46

Murat Avdyli ka arritur të fitojë 8,722 vota në zgjedhjet lokale dhe është bërë asamblisti më i ri në qytetin Bad Homburg në landin Hessen, si kandidat i CDU-së.

Murat Avdyli, i lindur më 23 shtator 2006 në Dobroshec të Drenasit, ka marrë 8,722 vota në zgjedhjet lokale të 25 marsit 2026 si kandidat i CDU-së, duke siguruar një vend në asamblenë e një qyteti me rreth 54 mijë banorë.

Në moshën 19-vjeçare, ai bëhet shqiptari i vetëm në këtë asamble dhe asamblisti më i ri, duke shënuar një arritje të veçantë për diasporën shqiptare në Gjermani.

Ai ka emigruar në Gjermani në moshën 4-vjeçare, është arsimuar dhe angazhuar në aktivitete të ndryshme, përfshirë futbollin, si dhe vazhdon studimet në Frankfurt School of Finance & Management. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme