Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drenica e mposht Vëllaznimin, e merr kreun e Ligës së Parë

NULL NULL
01.11.2024 15:46

Drenica e ka mposhtur Vëllaznimit me rezultat 2-0 në xhiron e 11-të të Ligës së Parë të Kosovës.

Drenica kaloi në epërsi qysh në minutën e 2-të të takimit, ku Shpresim Zogu, e shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes e më pas asistoi te Genc Hamiti që e çoi topin në rrjetë.

Pavarësisht disa tentimeve nga të dyja skuadrat, pjesa e parë nuk prodhoi më gola, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, në pjesën e dytë skuadrat tentuan sërish, por goli i dytë për Drenicën erdhi tek në minutën e 87-të të ndeshjes.

Ishte Kreshnik Uka ai që e shfrytëzoi gabimin e portierit Adi Hyla për ta vulosur rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, Drenica ngjitet në vendin e parë me 25 pikë, tri më shumë se Vëllaznimi që gjendet në vendin e dytë me 22 sosh.

lajme të ngjashme