Drenas: 117 persona të vetizoluar – asnjë rast pozitiv NULL NULL 06.04.2020 17:29 06.04.2020 17:29 Komuna e Drenasit vazhdon të mos ketë asnjë rast me koronavirus anise momentalisht janë 117 persona të vetëizoluar. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Shtabit Emergjent në Komunën e Drenasit, ku anëtarët e këtij Shtabi diskutuan sot për gjendjen aktuale të emergjencës shëndetësore, njofton Klan Kosova Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar anëtarët e Shtabit Emergjent, administratorët, policinë, stafin shëndetësor dhe gjithë qytetarët e komunës të cilët po i zbatojnë në përpikëri të gjitha masat e nivelit qendror e lokal. Nga 117 të vetë izoluar, 114 prej tyre e kanë përfunduar kohën e vetë izolimit, ndërsa 3 prej tyre janë para përfundimit të vetë izolimit dhe asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur shenja klinike të virusit COVID-19. Në këtë mbledhje të gjithë anëtarët në mënyrë unanime kanë miratuar propozimin e kryetarit Lladrovci, për ndarjen e 2000 pakove ushqimore-higjienike (pako me 18 artikuj) për të ju dalë në ndihmë familjeve ne nevojë. Si dhe ndarjen e 1200 thasë me miell për familjet që janë të regjistruar në asistencë sociale në Komunën e Drenasit. Ndarja e këtyre pakove ushqimore-higjienike si dhe të miellit është planifikuar të bëhet pasi të kthehet ligjshmëria e vendimit të Kuvendit Komunal për bartjen e mjeteve financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga CODID-19 i datës 27.03.2020 me numër 01-400-14189, për ndarjen e fondit prej 229.200 euro.