Drejtori i ATK-së u drejtohet qytetarëve: Do të punoj me integritet, drejtësi dhe efikasitet – për edukim e jo ndëshkim (VIDEO) NULL NULL 24.10.2025 17:11 24.10.2025 17:11 Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, përmes një video mesazhi u është drejtuar qytetarëve të vendit dhe tatimpaguesve, për vizionin dhe parimet e tij, në udhëheqjen e këtij institucioni. Për qasjen e re, me përgjegjësi dhe transparencë, Hyseni tha se ai me ekipin e tij do të punojnë me integritet, drejtësi dhe efikasitet, transmeton Klankosova.tv “Është një nder dhe përgjegjësi e madhe për mua që kam marrë detyrën si drejtor i Përgjithshëm i Adiministratës Tatimore të Kosovqs. Parimet me të cilat do të punoj unë dhe ekipi im, është integriteti në çdo veprim, drejtësi në çdo vendim dhe efikasitet në çdo shërbim.” “Integritet – sepse besimi fitohet kur fjala dhe veprimi janë një dhe jemi të ndershëm dhe të drejtë ashtu siç kërkojmë nga qytetarët. Drejtësi – sepse çdo qytetar ka të drejtë të ankohet pa frikë. Kemi fuqizuar Kodin Disiplinor që çdo inspektor të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta. Efikasitet – sepse po e bëjmë deklarimin më të thjeshtë e më të saktë, përmes digjitalizimit të vazhdueshëm të shërbimeve. “ Në fund, mbi të gjitha, drejtori i ATK-së tha se “qëllimi ynë kryesor do të jetë edukimi dhe jo ndëshkimi.”/ Klankosova.tv