Drejtori i “Agrokosova Holding” thotë se pati të shtëna me armë në drejtim të shtëpisë së tij (VIDEO) NULL NULL 24.05.2022 22:36 24.05.2022 22:36 Drejtori menaxhues i “Agrokosova Holding”, Bekim Krasniqi, pretendon se ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij në Shirokë të Suharekës. Ai, për Klankosova.tv, thotë se ka parë disa persona të panjohur në afërsi të shtëpisë së tij dhe një prej tyre ka shtënë me armë zjarri. “Para një ore, në shtëpinë time ka pasur të shtëna me armë zjarri. Unë i kam larguar familjen dhe i kam futur brenda dhe kam dalë vetë për ta parë. E kam parë një person që ka gjuajtur me armë zjarri. Nuk e di se kush kanë qenë këta persona. Rastin e kam lajmëruar në polici dhe e kam dhënë deklaratën time”. Ai e përmend edhe faktin se është drejtor menaxhues i “Agrokosova Holding”, i deleguar nga AKP-ja, që e mori këtë kompani nën menaxhim e me çka nuk ishin pajtuar drejtuesit e kompanisë. “Ju e dini se çështja e ndërmarrjes ‘Agro Kosova’ ka qenë bërë mediatike. Kjo ndërmarrje është nën menaxhimin e AKP-së dhe unë jam deleguar nga AKP-ja si drejtor menaxhues”. Ndërkohë, Krasniqi thotë se e ka lajmëruar policinë dhe të njëjtit kanë shkuar në shtëpinë e tij, policia në Prizren nuk di gjë për rastin. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, tha për Klankosova.tv se nuk kanë asnjë informacion lidhur me rastin. Para një kohe ndërmarrja “Agrokosova Holding”, me asistencën e policisë, u morr nën menaxhim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025