Drejtoresha e Strehimores në Gjakovë thotë se kanë nevojë sigurim të banimit për viktimat e dhunës NULL NULL 02.07.2020 22:39 02.07.2020 22:39 Drejtoresha e Strehimores në Gjakovë, Erblina Dinarama, ka treguar për funksionimin e kësaj qendre gjatë pandemisë Covid-19. Ajo në Rubikon me Adriatik Kelmendin deklaroi se gjatë kësaj periudhe nuk kanë ndaluar punën e tyre me gratë që janë të strehuara aty. ” Pandemia neve na ka shkaktuar shumë punë gjatë gjithë kohës jemi munduar të gjitha grave dhe fëmijëve që kemi pasë në strehimore të mos u mungojë asgjë. Kemi pasë 9 fëmijë që kanë kryer mësimin online përmes mjeteve të cilat i kemi pasë donacion nga Agjensionet e Kombeve të Bashkuara, i falënderojmë për këtë”. “Po ashtu edhe përveç kurseve jashtë strehimores të cilat për gjatë kësaj kohe i kemi pasë të pamundur t’i zhvillojmë, i kemi zhvilluar brenda në strehimore”. “Ne kemi një minifurrë në strehimore, në të cilën gratë që janë prodhojnë brumëra. Në kohë të pandemisë shkollat janë mbyllur, pasi në i furnizojmë shkollat me prodhimet tona që të mbështesim financiarisht strehimoren. Po ashtu gratë në strehimore e kanë kursin e punëdores, rrobaqepësisë edhe aktivitete rekreative që të bëjmë sa më të lehtë qëndrimin gjatë kohës së pandemisë”. Dinarama theksoi se gjatë kësaj kohe kanë pranuar më shumë persona në strehimore sesa në kushte normale. “Zakonisht mesatarja e qëndrimit në strehimore është deri në 20 persona, por gjatë pandemisë kemi pasë 24 persona që janë nëna dhe fëmijë. Paksa kemi ngecur gjatë kësaj periudhe të pandemisë sepse ne gratë i fuqizojmë ekonomikisht dhe profesionalisht dhe gjatë kësaj kohe kemi stagnuar pak sa për shkak të mbylljes të izolimit të gjitha institucioneve tjera që bashkëpunojmë”. “Andaj ne jemi munduar që sado pak tua bëjmë më të lehtë izolimin gjatë kësaj periudhe”. Ajo më tej ka folur edhe rreth procedurave se si munden gratë të shkojnë atje pasi përjetojnë dhunë. “Rreth 80 përqind e rasteve të cilat vijnë në strehimore vijnë nga policia, sepse paraprakisht e paraqesin rastin për herë të parë në polici”. “Mirëpo janë edhe institucionet tjera siç është qendra për punë sociale, mbrojtësit e viktimave, mirëpo viktimat e kanë mundësin që dhunën ta raportojnë direkt në strehimore. Në momentin kur vijën direkt në strehimore dhe kërkojnë ndihmë, ne jemi të detyruar pastaj ta lajmërojnë qendrën për punë sociale për ta vazhduar më tutje rastin se si duhet t’ia bëjmë me rastin në fjalë”. Dinarama theksoi se kanë nevojë për sigurim të vendeve të banimit të këtyre grave. “Ne kemi gjetur një mënyrë që t’i punësojmë si pastruese ose kujdestare gratë brenda Komunës së Gjakovës, kjo ka rezultuar me sukses po ashtu kemi një bashkëpunim shumë të mirë me familjet në të cilat grat janë të punësuara”. “Problemi kryesor është mungesa e banimit ne vite me radhë kemi riintegruar viktima të dhunës në familje, kemi pas një projekt gati 10 vjeçar kur është sigrurar një banesë për një periudhe 6 muaj deri në një vit. Deri tan nuk kemi më një projekt të tillë, procesi i riintegrimit kërkon më tepër kohë dhe kosto më të lartë. Mirëpo këtë problem do ta zgjidhim bashkërisht me institucionet lokale dhe qendrore”. Drejtoresha e Strehimores në Gjakovë thotë se kanë nevojë sigurim të banimit për viktimat e dhunës Drejtoresha e Strehimores në Gjakovë thotë se kanë nevojë sigurim të banimit për viktimat e dhunës Publiée par Klan Kosova sur Jeudi 2 juillet 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025