Drejtësia flet për Banjskën: Dy dënime të përjetshme për sulmin terrorist, njëri 30 vjet NULL NULL 24.04.2026 15:07 24.04.2026 15:07 Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë. Pas 2 vjet e 7 muajsh nga sulmi, Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq janë dënuar me burgim të përjetshëm, kurse Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet. Nga sulmi terrorist i shtatorit të vitit 2023, mbeti i vrarë rreshteri policor 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku, ndërkaq u plagos zyrtari policor Alban Rashiti e u lënduan Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu e Sedat Dushi. Përveç Tolliq, Spasojeviq dhe Maksimoviq, Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator ngriti aktakuzë në mungesë edhe ndaj 42 personave të tjerë, në mesin e tyre edhe kryeterroristi Millan Radoiçiq, të cilin Serbia nuk e ka dorëzuar. Prokuroria më parë kishte kërkuar gjykim në mungesë edhe ndaj të akuzuarve të tjerë, por që u hodh poshtë si e pabazë nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Emisioni MAT në Klan Kosova ka dokumentuar gjithë sulmin e Banjskës./Klankosova.tv