Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drecun: Brukseli reagoi fuqishëm ndaj Prishtinës

NULL NULL
18.11.2016 10:24

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun ka deklaruar se  Prishtina më vonë, për arsye politike, u përpoq për të ndryshuar marrëveshjen e arritur në telekomunikacion, por Brukseli e ka bërë të qartë dhe ka reaguar fuqishëm ndaj Prishtinës lidhur me atë se “ujditë për të cilat është rë dakord nuk mund të ndryshohen”.

Drecun ka thënë për RTS se është mirë që Brukselit i është dashur ta konfirmojë qëndrimin se marrëveshja për telekomunikacion  nuk mund të ndryshohet, dhe se Beogradi pret që edhe në çështje të tjera, sidomos kur është fjala për të Asociacionin e Komunave Serbe  në Bruksel të ketë një qëndrim të tillë, përcjellë Klan Kosova.

Sipas tij, pala e Prishtinës nuk do ta paraqes marrëveshjen për telekomunikacionin si thelbësore për cilësinë e jetës për të gjithë në Kosovë, por kjo paraqitet si një çështje politike.

Drecun ka potencuar më tutje se “Prishtina po do që të sfidojë edhe çështjen e aseteve të Telekomit dhe marrjen e kodit telefonik.

Ai theksoi se Prishtina nuk ka marrë kodin telefonik  dhe sipas tij janë ” gabim ata që duan ta paraqesin marrëveshjen  për telekomunikacionin si një hap drejt njohjes së  pavarësisë së Kosovës”, transmeton Klan Kosova..

lajme të ngjashme