Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dramë në “Karagaç” – Peja fiton në sekondat e fundit dhe barazon serinë

NULL NULL
26.04.2026 22:11

Peja ka arritur një fitore dramatike ndaj Trepçës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të “Play-off”-it, duke triumfuar me rezultat të ngushtë 95:93 dhe duke barazuar serinë në 1-1.

Sfida në palestrën “Karagaç” dhuroi spektakël dhe emocione deri në sekondën e fundit, ku heroi i mbrëmjes u bë Cesar Edwards, transmeton Klankosova.tv.

Ai realizoi pikët vendimtare në çastet e fundit të takimit, duke i siguruar fitoren skuadrës pejane dhe duke ngritur në këmbë publikun vendas.

Lideri i Pejës në këtë përballje ishte Daquan Bracy, i cili shkëlqeu me 26 pikë dhe 10 asistime, duke qenë motori kryesor i ekipit në këtë triumf të madh.

Në anën tjetër, te Trepça më efikasi ishte Mustapha Amzil me 17 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e parë në këtë seri.

Pas dy ndeshjeve, seria gjysmëfinale është plotësisht e hapur me rezultat 1-1, ndërsa pritet që përballjet e radhës të sjellin edhe më shumë rivalitet dhe dramë në garën për një vend në finale.

 

lajme të ngjashme