Drama mes Anës dhe Kevinit: Kush kë po e gënjen në këtë lidhje? (VIDEO) NULL NULL 03.05.2025 21:12 03.05.2025 21:12 Edhe dashuritë më të mëdha kanë momente jo të këndshme gjatë lidhjes. Kjo është ajo me të cilën ia vlen të nis ky material, që përmban nota dashurie, pak hidhërim e aty ktu edhe ndonjë intrigë akoma jo shumë të qartë. Prive KlanKosova solli javën që lam pas një aludim mbi ndarjen e ciftit që u bashkuan në Big Brother Vip Kosova, Anës dhe Kevinit. Në atë material treguam se cifti janë bashkë dhe ato aludime janë të pavërteta, dhe këtë na e konfirmoi vetë Ana përmes një bisede në telefon. Por, historia mes materialit tonë dhe çiftiti Ana Kevin nuk mbaroi aty. Menjëherë pasi lajmi doli Ana foli prapë me ne, duke na treguar se ata kanë një krisje që i çoi në ndarje. Dy ditë pasi na e konfirmoi që janë bashkë, na e rikonfirmoi se janë ndarë. Madje këtë e bëri edhe goxha publike duke i fshirë fotot nga Instagrami që kishin bashkë, gjë që e bëri edhe Kevini. Madje morëm vesh se Ana është në gjendje shumë të keqe shpirtërore. Ndarjen po e përjetonte shumë rëndë dhe se bukuroshja do nisej të martën për t’u kthyer në Kosovë, sepse me Suedinë nuk po e lidhte më asgjë, as Kevini. Por, ne vendosëm që me të nis java të flasim edhe me Kevinin, në mënyrë që kjo ndarje të konfirmohet nga të dyja anët dhe ta pyesnim edhe atë se si po e përjeton ndarjen e një dashurie që ai e filloi me këmbngulësi në ekranin e KlanKosovës. “Nuk jemi nda” tha ai. Madje u habit që ne ishim të sigurt në informatën tonë. Si duket në momentin që Ana ka biseduar me ne çifti kanë qenë duke u përballur me një krisje në marrëdhënien e tyre. Sipas të gjitha gjasave janë ata rasti konkret që njëri është pajtuar me ndarjen e tjetri jo, vazhdon të këmbngul. Këtë na e konfirmuan edhe me një video mesazh që na e nisën pak minuta para se Ana të nisej për në Kosovë. E kur në një moment menduam se kjo nisje e Anës për Kosovë është hera e fundit që ata do shihen, nuk doli të jetë momenti lamtumirës ky. Çifti u pajtuan. Mosmarrëveshje ka. Zogjt nuk u përputhen në deklarata. Njëri ndahet e tjetri vazhdon akoma të jetë bashkë, dhe kjo vazhdon edhe anasjelltas. E kur jemi te lajmi ekskluziv, padyshim që hulumtuam tutje. Bëhet fjalë për shpërngulje, për bashkëjetesë, për dorëzim në dashuri. Lajme të mira presim nga Ana dhe Kevini, edhe pse kjo “jemi nda e sjemi nda” s’po len fortë shije të ëmbël, por gjithsesi, janë çift.