Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drake i premton fanses se do t’ia paguajë shtëpinë e nënës së ndjerë

NULL NULL
03.03.2024 23:41
Drake
Foto: WIREIMAGE

Këngëtari Drake është përkujdesur për një fanse të tijën.

Ai derisa ishte në një koncert në Kansas City i ka premtuar fanses së tij se do t’ia paguajë shtëpinë e nënës së saj e cila ka vdekur.

Ky premtim i tij erdhi pasi 37-vjeçarit iu dorëzua një shënim nga një person në rreshtin e parë të koncertit të tij.

Në letër i kërkohej ndihmë që të paguante shumën e parave që i kishte mbetur nënës së fanses së tij pa e paguar pasi kishte vdekur.

“Këto janë shumë para këtu. Por ti e di çfarë, unë do të paguaj shtëpinë e mamasë për ty”, premtoi Drake ndërsa publiku brohoriste, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme