Dragusha kampione e Ballkanit në karate, në finale mposhti serben Topaloviq NULL NULL 11.12.2015 22:38 11.12.2015 22:38 Karateistja kosovare ia ka dalë që të jetë më e mira në kategorinë e saj, duke mposhtur në finale serben Varja Topaloviq. Karateistja Diellza Dragusha është kampione e Ballkanit në kategorinë U21 mbi 68 kilogramë. Ajo në luftën e fundit e ka mposhtur serben Varja Topaloviq, ndërsa paraprakisht është treguar më e mirë se Glieva Ena dhe Bektash Mirnesa, të dyja garuese nga Bosnja dhe Hercegovina. Kështu kosovarja është kampione e këtij viti, serbja e dyta, ndërsa boshnjakja Ena Gljiva e treta.