Dovbyk largohet nga Roma, Premier League e ardhmja e tij NULL NULL 22.12.2025 14:56 22.12.2025 14:56 Koha e Artem Dovbyk te Roma duket se po i vjen fundi. Sulmuesi ukrainas nuk ka arritur të ketë ndikim në gjysmën e parë të sezonit nën drejtimin e Gasperinit. Në 14 ndeshjet e luajtura në ligë dhe kupë, ai ka shënuar vetëm dy gola dhe ka dhënë dy asiste. Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, disa ekipe të Premier Ligës po e monitorojnë nga afër situatën. West Ham, me Fullkrug që po largohet për te AC Milan, duket se është pretendenti kryesor për mbërritjen e tij, por edhe Sunderland po e mban nën vëzhgim. Giallorossët thuhet se janë të interesuar ta shesin atë për 22 milionë euro plus bonuse.