Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dosja “Partizani”, shtyhet seanca për Sali Berishën

NULL NULL
05.05.2025 15:47
Sali Berisha, ish-kryeminister i Shqiperise
Sali Berisha, ish-kryeminister i Shqiperise

Pas gjashtë muajsh zvarritje, është shtyrë sërish seanca në GJKKO për aferën “Partizani” me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerët.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 19 maj ku gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo jo.

Sipas Top Channel, mbrojtja e Berishës pretendon jo legjitimitet te çdo vendimmarrje te hetimit paraprak, transmeton Klankosova.tv.

Më herët në SPAK u paraqit dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha për të zbatuar masën e detyrimit të paraqitjes për aferën “Partizani” ku hodhi akuza të forta ndaj SPAK dhe Altin Dumanit që sipas tij po amnistojnë krimet zgjedhore.

Për aferën “Partizani”  Sali Berisha ndodhet në masë “detyrim paraqitje” për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij Malltezi po hetohet në arrest shtëpie,  për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

lajme të ngjashme