Dortmundi shokohet nga skuadra tajlandeze NULL NULL 21.07.2024 21:09 21.07.2024 21:09 Dortmundi shokohet nga skuadra tajlandeze Nënkampioni i Evropës për klube, Borussia Dortmund, është turpëruar në ndeshjen parasezonale ndaj klubit tajlandez. Skuadra e Nuri Sahin, u mposht nga Pathum United, me rezultat 4:0. “Milionerët” edhe pse kishin shumë emra të rinj në skuadër, në mesin e tyre kishte edhe emra të skuadrës së parë: Meyer, Ryerson, Sule, Moukoko, Nmecha, Brandt, Adeyemi dhe Haller. Kjo lojë ishte e dyta e fazës përgatitore para nisjes së sezonit të ri. Në lojën e parë, Dortmundi para katër ditësh barazoi 1:1 me ekipin nga kategoria e tretë e Gjermanisë, Aue.