Dortmundi sfidon në gjysmëfinale skuadrën e vogël që eliminoi Bayernin në penallti! NULL NULL nga Arbon Flugaj 01.05.2021 11:15 nga Arbon Flugaj 01.05.2021 11:15 Pas duelit mes Leipzigut dhe Werderit, të shtunën Kupa e Gjermanisë vazhdon edhe me ndeshjen tjetër gjysmëfinale në mes Dortmundit dhe Holstein Kielit. Ky duel luhet me fillim nga ora 20:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1. Për Dortmundin kjo është edhe shanca e vetme për të arritur deri tek titulli, kjo sepse ata kanë dështuar t’i bëjnë konkurrencë Bayernit në Bundesligë teksa kanë rënë viktimë e Manchester City në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Nga ana tjetër, Holstein Kiel kanë qenë befasi deri më tani dhe do të provojnë që me befasi të vazhdojnë edhe më tutje. Dortmundi raundin e parë e kaloi pa lojë, teksa më pas eleminoi Braunschweigun, Paderbornin dhe Monchengladbach teksa antarët e ligës së dytë, Kiel rrugës deri këtu kanë rrëzuar nga gara skuadra si: Arleni, Darmstadi, Esseni dhe Bayerni i Munichut. Dortmund, 11-shja e mundshme startuese: Hitz – Morey, Zagadou, Hummels, Schulz – Bellingham, Can, Delaney – Sancho, Brandt, Haaland Holstein Kiel, 11-shja e mundshme startuese: Gelios – Komenda, Thesker, Lorenz, Kirkeskov – Arslan, Jae-Sung, Muhling – Reese, Bartels, Meffert