Dortmundi në ditën e fundit siguron vendin në Ligën e Kampionëve NULL NULL 17.05.2025 18:14 17.05.2025 18:14 Borussia Dortmundi me shumë peripeti ka arritur të bëjë një vend në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm. Bletët e shënuan fitoren e pestë me rend në Bundesligë, këtë herë ndaj Holstein Kielit, për t’u ngjitur të katërtit në tabelë. Vend në Ligën e Kampionëve siguroi edhe Eintracht Frankfurti në betejë direkte me Freiburgun e pafat të cilin e mposhti 1:3. Këta të fundit nuk arritën që për herë të parë të kualifikohen për në garën në fjalë pasi përfunduan të pestët, andaj duhet të mjaftohen për Ligën e Evropës.