Dortmund e nis me këmbë të mbarë Championsin, mposht Beshiktashin (VIDEO) NULL NULL 15.09.2021 21:01 15.09.2021 21:01 Borussia Dortmund e ka nisur mbarë aventurën në Champions League. Dortmund e ka mposhtur me rezultat 2:1 Beshiktashin si mysafir. Në këtë ndeshje gjurmë la edhe sulmuesi Erling Haaland, i cili arriti të shënojë. Ai e realizoi golin e dytë derisa golin e parë e shënoi Jude Bellingham. Krejt çka arritën të bënin vendasit është goli i nderit në minutën e 94-të. Për turqit shënoi Francisco Montero. Në ndeshjen tjetër të Grupit A, do të përballen nga ora 21:00 Manchester City me RB Leipzig.