Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Klinë

NULL NULL
15.08.2023 16:53
policia

Është dorëzuar në polici Tush Frroku, i dyshuari për vrasjen e ndodhur ditë më parë në një kafiteri Klinë.

Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Tush Frroku gjendet në stacion policor dhe i njëjti do të ndalohet për 48 orë, dhe njëkohësisht brenda afatit ligjor prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës ndaj tij për veprën penale ‘vrasje e rëndë’”, ka thënë Nikçi.

Siç bënë të ditur nga Prokuroria Themelore në Pejë, nga momenti i vrasjes së ndodhur në Klinë, Policia e Kosovës me autorizim të prokurorit të Shtetit, ka shpallur në kërkim të dyshuarin Tush Frrokaj, ku ka pasur kërkim intensiv për kapjen e tij dhe janë bërë dhjetëra bastisje në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, kjo ka ndikuar në sigurimin e prezencës së të pandehurit për zhvillimin e procedurës penale. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme