Dorëzat në trend për këtë sezonë NULL NULL 29.11.2017 12:30 29.11.2017 12:30 Një nga aksesorët më të rëndësishëm për stinën e dimrit janë dorëzat. Veç ndjesisë së ngrohtë që ju ofrojnë, ato kompletojnë dukjen tuaj dhe e bëjnë atë me shumë klas. Natyrisht modelet e punuara nga lëkura gjithmonë janë në trend, megjithatë ky vit ka parë edhe modele me materiale të kombinuara. Këtu përfshihen dorëzat e punuara nga lëkura dhe shtofi, dhe ndër të preferuarat janë ato me dizajne të stilit minimalist, apo me lesh. Trendi për këtë vit sjell edhe dorëzat e gjata. Të punuara nga lëkura, krejtësisht të thjeshta, ato i japin elegancë dukjes tuaj. Sa i përket ngjyrave dominojnë ato të errëta siç janë kafeja apo ngjyra e gjelbër e errët dhe natyrisht me të zezën nuk dështoni asnjëherë./klankosova.tv/