Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Don’t Worry Darling” fiton 19 milionë dollarë me shitjen e biletave në Amerikën e Veriut

NULL NULL
26.09.2022 22:32

Drama “Don’t Worry Darling”, është filmi numër një në Amerikën e Veriut këtë fundjavë, duke fituar 19.2 milionë dollarë në shitjen e biletave.

Në vendin e dytë është “The Woman King” me 11 milionë dollarë, i ndjekur nga “Avatari” në numrin tre me 10 milionë dollarë, “Barbarian” në pozitën e katërt me 4.8 milionë dollarë dhe “Pearl” në të pestën me 1.92 milionë dollarë.

Në përmbylljen e nivelit më të lartë janë “See How They Run” në vendin e gjashtë me 1.9 milionë dollarë, “Bullet Train” në vendin e shtatw me 1.82 milionë dollarë, “DC League of Super-Pets” në të tetën me 1.77 milionë dollarë, “Top Gun: Maverick” në tw nwntwn me 1.56 milion dollarë dhe “Minions: The Rise of Gru” në pozitën e dhjetë me 1 milion dollarë.

Top 10 filmat e kësaj fundjave fituan rreth 55 milionë dollarë, krahasuar me Top 10 të fundjavës së kaluar, i cili fitoi rreth 43 milionë dollarë kur “The Woman King” udhëhoqi fushën.

lajme të ngjashme