Donjeta Sadiku për Botërorin në Indi: Nëse marrë pjesë besoj shumë në medalje NULL NULL 14.11.2018 15:29 14.11.2018 15:29 Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ende është duke pritur që të marrë vizën e Indisë për të udhëtuar për Delhi për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Femrave. Ajo ka thënë se po vazhdon stërvitjet e saja normalisht në pritje që t’i hapet udha për Indi. “Jam duke stërvitur vazhdimisht dhe ende nuk e kam humbur shpresën. Nëse nuk më japin vizën do të jem thellësisht e dëshpëruar, pasi është hera e dytë që më ndodh i njëjti problem”, thekson Donjeta për ueb-faqen zyrtare të KOK-ut, përcjell Klan Kosova. “Jam përgatitur mirë dhe nëse marrë pjesë besoj shumë në medalje. Kjo garë do të më ndihmonte për Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Të humben dy kampionate të tilla është dëshpërim i madh”, ka shtuar ajo. Sadiku bashkë me trajnerin e saj, Besim Brahimi dhe gjyqtarin ndërkombëtar, Latif Demolli, është dashur të nisen sot drejt New Delhit Pikërisht sot po mbahet edhe ceremonia hapëse. Derisa ajo po pret vizën, ka pasur presion mbi Indinë që të lejojë pjesëmarrjen e saj në këtë ngjarje sportive. Komiteti Olimpik i Indisë kërkon nga Ministria e Sportit zgjidhjen e çështjes së vizës për Donjeta Sadikun Donjeta Sadiku në pritje që India t’ia lëshojë vizën për të marrë pjesë në Botëror India në frikë se mund ta pësojë sikur Spanja për shkak të qëndrimit kundër Kosovës