Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Donjeta Sadiku, medaliste e bronztë e botës në boks

NULL NULL
18.05.2022 18:54

Boksierja Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Kjo pasi ajo u u mund nga amerikania Rashida Ellis, në kategorinë -60 kilogramë.

Kjo u bë e ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, në të cilin thuhet “Sadiku ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Botëror, pasi me tri fitore të shënuara, kishte siguruar medaljen e bronztë të botës, suksesi më i madh në histori të boksit kosovar. KOK-u përgëzon Sadikun dhe gjithë komunitetin e boksit për suksesin historik”, transmeton KlanKosova.tv.

lajme të ngjashme