Donjeta Sadiku e hekurt në Paris, e nis me fitore kampanjën në Lojërat Olimpike NULL NULL 27.07.2024 21:32 27.07.2024 21:32 Fotografi e publikuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme garimin në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris të Francës. Sadiku, në kategorinë deri në 60 kilogramë, e mposhti boksieren nga Tajlanda Thamanya Somnuek. Ajo u dallua më së shumti në raundin e tretë, ku tregoi performancë fantastike ndaj boksieres tajlandeze. Komiteti Olimpik i Kosovës është shprehur se Sadiku dominoi luftën, derisa tha se me meritë vazhdon garën drejt medaljes, përcjell Klankosova.tv. “Donjeta Sadiku e nisi mbarë garimin në Lojërat Olimpike Paris 2024. Boksierja jonë triumfoi përballë Thanaya Somnuek të Tajlandës, në rrethin e parë të kategorisë -60 kg. Sadiku dominoi luftën, sidomos në raundin e dytë dhe të tretë dhe me meritë vazhdon garën drejt medaljes”. “Meçi u përcollë nga drejtuesit e KOK-ut me në krye presidentin Ismet Krasniqi, presidenten e shtetit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendësministren Daulina Osmani, dhe drejtues tjerë nga MKRS, KOK e Ambasada e Kosovës në Francë”, thuhet tutje në shkrimin e këtij komiteti.