Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Donjeta Sadiku dhe Patriot Behrami më të mirët e boksit për vitin 2018

NULL NULL
26.12.2018 15:41
BOKS
Dorëzat e boksit fotoilustrim

Federata e Boksit të Kosovës ka shpallur më të mirët për vitin 2018.

Boksierja Donjeta Sadiku është shpallur boksierja më e mirë për vitin 2018, ndërsa Patriot Behrami është shpallur boksieri më i mirë.

FBK ka ndarë çmimet edhe për kategoritë tjera.

Çmimi për trajnerin më të mirë i takon Besim Ibrahimit.

Gjyqtari më i mirë Latif Demolli.

Punëtori sportiv më i mirë për vitin 2018 është Sylejman Voca.

Klubi më i mirë për sivjet i ndahet KB Gollakut, njofton Federata e Boksit të Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Njëkohësisht u ndanë edhe çmimet për kategoritë më të reja, kontributin e dhënë për sportin e boksit, dhe mediat, ku në mesin e të vlerësuarve për përcjelljen e aktiviteteve është edhe Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme