Donjeta Sadiku arrin në finale të turneut ndërkombëtar të boksit “Balkan” NULL NULL nga Andi Shabani 21.09.2022 16:37 nga Andi Shabani 21.09.2022 16:37 Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka arritur në finale të turneut ndërkombëtar të boksit “Balkan”. Sadiku në gjysmëfinale tregoi aftësi shumë më të mira se kundërshtarja nga Zvicra, Milisic Ane, duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve. Që në sekondat fillestare të raundit të parë, Sadiku dominoi ndaj Ane, duke zotëruar ringun. Kulmin e dominimit, Donjeta Sadiku e arriti në raundin e dytë, kur për shkak të goditjeve të forta, gjyqtari i numëroi atletes zvicerane që mezi qëndroi në ring. Donjeta Sadiku nesër do ta zhvillojë meqin final, ky synon Medaljen e Artë. Garuesja e kategorisë deri në 60 kilogramë po kryen përgatitjet e fundit para pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian, i cili në tetor do të mbahet në Budva të Malit të Zi. /Klankosova.tv/