Donald Tusk betohet si kryeministër i Polonisë NULL NULL 13.12.2023 09:53 13.12.2023 09:53 Donald Tusk është betuar si kryeministër i Polonisë. Ceremonia është mbajtur mëngjesin e kësaj së mërkure ku betimin e kanë dhënë edhe ministrat, raporton APNews, përcjell KlanKosova.tv. Ceremonia e betimit të qeverisë proevropiane është mbajtur në pallatin presidencial në Varshavë. Ky është hapi i fundit i tranzicionit të pushtetit. Kjo shënon fundin e tetë vjetëve të drejtimit të qeverisë nga ana e partisë konservative.