Donald Trump betohet si presidenti i 47-të i Amerikës NULL NULL 20.01.2025 18:06 20.01.2025 18:06 Donald Trump është betuar si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ceremonia e betimit është zhvilluar në Capitol Rotunda për shkak të temperaturave të ftohta jashtë, transmeton Klankosova.tv. Ai përdori Biblën e Abraham Lincoln për betimin. Është e njëjta Bibël që Lincoln përdori gjatë ceremonisë së tij të betimit në vitin 1861.