Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Doli nga shtypi romani “ALM” i Ahmet Jasharit

NULL NULL
15.07.2015 10:17

Shtëpia botuese “Orfeu” nga Prishtina sapo e ka botuar romanin e gazetarit dhe shkrimtarit Ahmet Jashari, me titullin “ALM”.

“ALM” është një roman psikologjik ku shpërfaqen tema, ide, dilema, situata absurde, veprime paradoksale, karaktere njerëzish kryesisht nga bota e politikës dhe mashtrimit etj.

Ky roman i Ahmet Jasharit është një nga të rrallët e letërsisë moderne shqipe, i cili flet për dramën shpirtërore të njeriut të sotëm; për zhbirimet psikologjike dhe pasojat e një jete të mbyllur; për përpjekjet e njerëzve të thjeshtë që luftojnë për t’u mbijetuar kohëve të këqija. “

ALM” paraqet tipin e romanit psikologjik që në thelbin tij është një kronikë autentike rrëfimi, një formë personale përshkrimi e përsiatjeje që lidhet me “shpikjen” e një makine që lexon mendimet e të tjerëve.

Zbulimi i botëve, i paragjykimeve, i mistereve dhe i prapaskenave, në mes të personazheve që kanë lidhje familjare, miqësore e të tjera, në fakt është trilli i romanit që ta mban frymën gjatë leximit.

Ai po ashtu, na shpërfaq edhe një romancier (Ahmet Jasharin), që sjell në letërsinë tonë risi jo vetëm për temën psikologjike që trajton, por edhe shkathtësinë narrative që kap romani i tij.

“ALM” ka një prirje për t’i parë gjërat e padukshme dhe për të depërtuar në thelbin e intimes dhe kështu për të krijuar formatin kompozicional të një romani shumë të suksesshëm të tipit të shablloneve libreske bestsellerë.

lajme të ngjashme