Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Doli nga shtypi libri “Diplomacia bashkëkohore dhe mediat”

NULL NULL
14.12.2017 19:28

“Diplomacia bashkëkohore dhe mediat”, është libri shkencor i ri i autorit Burim Etemaj, i cili doli nga shtypi sot(e enjte).

Ky libër është botuar nga Shtëpia Botuese e Kolegjit AAB.

Libri është i ndarë në dy kapituj themelorë. Në kapitullin e parë është bërë një parashtrim i Diplomacisë bashkëkohore, ku përfshihet përkufizimi i këtij nocioni, prezantimi i rrethanave që ndikuan në paraqitjen e Diplomacisë bashkëkohore, dallimet dhe ngjashmëritë e Diplomacisë bashkëkohore dhe llojeve të tjera të diplomacisë, si dhe parashtrimi i dy anëve të Diplomacisë bashkëkohore, njofton Klan Kosova.

Në kapitullin e dytë, trajtohet tema Diplomacia bashkëkohore dhe mediat, ku shqyrtohet partneriteti i Diplomacisë bashkëkohore me mediat dhe ndërlidhshmëria midis tyre, me një vëmendje të posaçme kushtuar mediave si vazhdim i diplomacisë me mjete të tjera, e në këtë kuadër edhe roli i mediave, veçanërisht roli korrektues i tyre, ndaj Diplomacisë bashkëkohore.

Një qasje e veçantë i kushtohet medieve sociale në kuadër të Diplomacisë bashkëkohore.

lajme të ngjashme