”DokuNights 2015” vie në gusht NULL NULL 28.07.2015 11:45 28.07.2015 11:45 ”DokuNights 2015” po vjen, i quajtur treni i shpejtë. Për të ndjekur ngjarjet me më shumë adrenalinë të këtij viti, programi ”DokuNights” do të startoi me nga data 8 gusht. Kosmos, Tijana T dhe Alien no. 155 – trio powerpuff që reprezentojnë Stambollin, Beogradin dhe Tiranën, të cilat do të bashkohen për herë të parë për të filluar udhëtimin e ”DokuNights”. Gnučči do të vazhdojë me ritmin e saj energjetik duke na sjellë një dimenzion të gjerë muzikor dhe këngë bombastike. Do të ketë spektakël të tingujve afrikan me Radio Noet Noet . Dhe kur e marta ju përshëndet, e mërkura merr kthesën e dance-floor kur Marcel Fengler dhe Hajdar Berisha do dhurojnë një natë të pandalshme të teknos që e meriton agimin e diellit. Dhe, kur ju mendoni që udhëtimit po i vie fundi, Bloody Foreigners do të ju ngrisin prap lartë për një tjetër kthesë vibruese me perfromancën e parë live të dy albumeve të tyre ‘Oh, Oh, Oh’ dhe ‘Jadec’ Ndërsa kur është fjala për herët e para, a e dini çfarë bëhet kur bashkoni Ergenin me Pinkmetal? Ejani dhe zbulojeni në performancën e Garazhë më 14 gusht. E në fund, zana magjike, Nezafete Shala dhe grupi i saj, do ta sjellin udhëtimin në një gjendje të paqes dhe gëzimit me këngët e tyre plot dashuri.