Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dokumentari për Klan Kosovën shfaqet në Ukrainë

NULL NULL
03.03.2016 11:29

Sonte në  orën 19.00 në programin publik të shkollës dhe festivalit të arkitekturës “CanAction” në Kiev të Ukrainës do të shfaqet filmi dokumentar me regji te Bujar Berisha-s “N’shpi t’re” i cili për temë kryesore ka objektin e renovuar të Klan Kosovës nga Ark dhe arkitekti Astrit Nixha e që  është realizuar duke përdorur principet e qëndrushme në arkitekturë.

Bëhet e ditur se pas shfaqjes së dokumentarit publiku do të ketë mundësinë për t`i parashtruar pyetje arkitektit rreth projektit, konceptit të tij të qëndrushmërisë si dhe për ripërdorimin e materialeve ekzistuese.

Shfaqja e këtij dokumentari është mundësuar nga Fondacioni Kosovar i Arkitektures falë bashkëpunimit të KAF-it dhe festivalit CanAction në platformën pan-evropjane Future Architecture Platform, njofton Klan Kosova.

“N`shpi t`re” i realizuar me rastin e 7 vjetorit të themelimit të Klan Kosovës  shfaq etapat e transformimit vizual dhe përmbajtësor të televizonit.

 

ne shpi te re

 

 

 

lajme të ngjashme