DokuFest mbajti konferencën e parë për këtë edicion NULL NULL 06.08.2016 16:42 06.08.2016 16:42 DokuFest sot mbajti konferencën e parë për shtyp për edicionin e sivjetmë të këtij festivali., meqë rast u prezantua programi i plotë për ditën e sotme. Në konferencë së bashku me drejtorin artistik të festivalit, Veton Nurkollarin, ishte edhe Nenad Puhovski, drejtor dhe themelues i ZagrebDox – i cili gjendet në DokuFest për ta prezantuar filmin e tij “Gjenerata 88”. Në këtë film, regjisori paraqet lëvizjet dhe protestat nga aktivistë dhe akademikët e majtë në Kroaci dhe lidhjet që ato i kanë pasur me lëvizjet e ngjashme në Jugosllavi atëkohë, të cilat ishin kryesisht të ndikuara nga protestat dhe lëvizjet e ndryshme evopoane të vitit 1968. Të tjerë panelistë ishin një grup nga “Ëall is a screen”, një grup me bazë në Hamburg, të cilët shfaqin filma në një mënyrë të veçanet, duke zgjedhur një hapësirë të përshtatshme muri për ta ekranizuar më pas.