Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Doktori nga Vitia humb betejën me Covid-19

NULL NULL
20.07.2020 22:16

Ka vdekur sot doktori nga Vitia, Fadil Zuka.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij.

Klan Kosova mëson se i ndjeri ishte i infektuar me Covid-19.

Sipas informacioneve ai vuante edhe nga diabeti.

Mediat lokale njoftojnë se Zuka, gjatë viteve 90-ta, si pjesë e sistemit shëndetësor në kuadër të Shoqatës “Nëna Terezë, pastaj kishte punuar edhe në Pozheran.

I ndjeri shquhej për humanitet dhe si punëtor shembullor ka lënë mbresa dhe kujtime tek të gjithë qytetarët vitias.

Doktor Fadil Zuka, i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e 90-ta, njoftojnë mediat lokale përcjell Klan Kosova.

Telegram ngushëllimi familjes i ka dërguar edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

lajme të ngjashme