Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Doktorët në Britani urdhërohen të mos përshkruajnë receta në gjuhën latine

NULL NULL
04.09.2018 16:09

Mjekët janë të njohur për të pasur një dorëshkrim të vështirë për t’u lexuar dhe tani ekspertët paralajmërojnë se po përdorin shumë fjalë të gjata dhe vështirë të kuptueshme.

Por në Britani, mjekëve që punojnë në spitale u është thënë të shkruajnë tek pacientët e tyre në anglishte të thjeshtë e cila është e lehtë për t’u kuptuar, njofton Klan Kosova.

Akademia e Kolegjeve Mjekësore Mbretërore dje lëshoi udhëzime duke u thënë atyre të ndërpresin përdorimin e zhargonit latin dhe mjekësor.

Në vend të përshkrimit të një recete për një pacient dhe dërgimi i saj tek pacienti nga një kopje e letrës, këshilltarët duhet të shkruajnë direkt atë tek pacienti dhe t’u drejtohen atyre.

Kjo do të përfshijë më shumë pacientë në kujdesin e tyre dhe do t’i ndihmojë ata për të kujtuar atë që është diskutuar në takim, thonë ekspertët e shëndetësisë britanike, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme