Doktorët francezë bëjnë transplantim të fytyrës për herë të dytë te i njëjti person NULL NULL 23.01.2018 18:41 23.01.2018 18:41 Një burrë në Francë i është nënshtruar transplantimit të fytyrës. Madje ai këtë operacion e bën për herën e dytë, pasi që ai që kishte bërë para shtatë vjetësh nuk ia kishte pranuar trupi i tij. Ky është rasti i parë në botë, që transplantimi i fytyrës bëhet për herën e dytë te i njëjti person, shkruan Telegraph, përcjell Klan Kosova. Në nëntor të vitit 2017 trupi i personit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte nisur ta refuzonte fytyrën e transplantuar, për çka doktorët ishin të detyruar ta vënin në koma, derisa të ndërmerrnin hapin e radhës. Javën e kaluar në Paris u bë transplantimi i dytë dhe duhet pritur edhe disa javë për të parë nëse operacioni ishte i suksesshëm ose jo.