Dogana për 8 muaj mblodhi 1 miliard euro NULL NULL 22.08.2023 14:31 22.08.2023 14:31 Foto: Arkiv Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se që nga fillimi i këtij viti deri më sot ka arritur të mbledh 1 miliard euro. Sipas njoftimit, të hyrat e këtij viti janë 71 milionë euro më shumë se vitin 2022, apo 7.62 për qind më tepër, duke shënuar rekord të ri. “Duke ditur se edhe viti i kaluar ka pasur trend shumë pozitiv të rritjes dhe njëkohësisht është rritur efekti kundërveprues i thellimit të shkallëve të marrëveshjeve të tregtisë së lirë e në anën tjetër nuk ka ndryshim në politika fiskale, tejkalimi me këtë krahasim dëshmon qartazi vijimësinë e përkushtimit të pashembullt të Doganës së Kosovës në luftimin e ekonomisë jo formale dhe promovimin e praktikave që përkrahin konkurrencën fer dhe të ndershme”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Tutje, Dogana tha se sukeset janë rezultate të përpjekjeve dhe bashkëpunimit me institucionet relevante, komunitetin e biznesit dhe publikun në përgjithësi.