Dogana në aksion, kontrolle në barnatoret e Pejës dhe Gjakovës NULL NULL 29.01.2026 11:12 29.01.2026 11:12 Foto ilustruese Dogana e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kontrolli në gjashtë barnatore në Pejë dhe një në Gjakovë. Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci. “Aksioni është duke u zhvilluar ne 6 lokacione në Pejë dhe një në Gjakovë’, deklaroi ai. Raportohet se në cak të aksionit është parandalimi i tregtimit të barnave pa dokumentacion dhe pa procedura të rregullta doganore.