Dodik nga Banja Lluka: Kjo është fitore e Amerikës në të cilën ne besojmë NULL NULL 06.11.2024 11:32 06.11.2024 11:32 Millorad Dodik, presidenti i Republika Serpska Millorad Dodik, presidenti i Republikës Sërpska, ka folur për fitoren e Donald Trump si president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u është drejtuar qytetarëve para pallatit të Republikës Sërpska në Banja Llukë “Kjo është fitore e Amerikës në të cilën ne besojmë, e Amerikës që është për paqen,” ka thënë Dodik në një fjalim të shkurtër para pallatit. Dodik është prej kohësh nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ai është futur në listën e zezë amerikane prej vitit 2017 për “pengimin e zbatimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit”, e cila u ka dhënë fund luftimeve në Bosnje më 1995, shkruan REL. Për të lexuar artikullin e plotë mund të klikoni këtu.