Dodik: Më vjen mirë që Blinkeni ka dëgjuar për mua NULL NULL 30.03.2023 14:54 30.03.2023 14:54 Milorad Dodik Kryetari i Republika Sërpska, Milorad Dodik, tha se është i kënaqur për fjalët që i ka dëgjuar nga Sektretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, rreth tij. Ai u shpreh se thelbi qëndron në siç tha ai informacionin e rremë të ambasadorit amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë, Michael Murphy, për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe prona e Sërpskas nuk do të dorëzohet kurrë. “Më vjen mirë që Blinken dëgjoi për mua, kështu që ai po komenton për mua. Më vjen mirë që jam në agjendën e tij dhe jam veçanërisht i lumtur që ai mendon se jam aq i shkëlqyer sa mund të më krahasojnë me ( Presidentin rus Vladimir) Putin, i cili është padyshim lideri i një prej vendeve më të mëdha në botë”, tha ai, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv “Çfarëdo që Blinken mendon për Putinin”, tha Dodik, Putini është presidenti legjitim i Rusisë, ashtu si Blinkeni është sekretari legjitim i shtetit, gjë që duhet njohur si fakt. Blinkeni për Dodikun: Është në rrugën autoritare të Putinit *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025