Blinkeni për Dodikun: Është në rrugën autoritare të Putinit NULL NULL 29.03.2023 20:05 29.03.2023 20:05 Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, ka reaguar rreth miratimit të projektligjit të parlamentit të Republika Srpskas në Bosnjë e Hercegovinë për ndryshimin e kodit penal që rifut krimin e shpifjes. Blinken, në një shkrim në Twitter, tha se me këtë kryetari Milorad Dodik, tregon se është në rrugën autoritare të Putinit. “Sulmet e kryetarit Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të presidentit Putin. Departamenti i Shtetit, përfaqësuar nga ambasadori Murphy, vazhdon të mbrojë të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka shkruar Blinken në Twitter. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Lajme Nazarko: Escobari në Tiranë edhe për rolin e Shqipërisë në marrëveshjen e Ohrit (VIDEO) 12/04/2023